Vetëm pak ditë pasi aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, Burim Hajdinit u shpërblye për këtë. Ai nga një punonjës i thjeshtë u avancua në pozitën e drejtorit, shkruan Reporteri.net.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar dokumentin e acancimit në pozitë të Hajdinit, të nënshkruar nga u.d i kryeshefit Enes Muzaqi.
Ai nga zyrtar i thjeshtë në Departamentin e Planifikimit dhe Analizës, është drejtor i Shitjes dhe Qirasë.
Në vendim thuhet se punonjësi Burim Hadini inxh, i gjeologjisë lirohet nga detyra e Zyratrit të Planifikimit në Departamentin e Planifikimit dhe Analizës në Tre[ça SH,A dhe caktohet drejto i Divizionit të shitjes dhe Qirasë në Trepça Sh.A.
Ky vendim thuhet se është marrë si nevojë e ristruktiruimit dhe organzimit të ri të vendeve të punës në kuadër të menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje.
Kujtojmë që Trepça u përball me një skandal para pak ditësh, ku u vodh sasi e madhe e bakrit.
Ndryshe, kjo kompani, së fundmi ka ndërruar menaxhmentin për shkak të keqmenaxhimit.
Hajdini ka aderuar në VV tri javë më parë. Njoftimi për aderimin e tij u bë publik edhe në faqen e Vetëvendosjes në Mitrovicë/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.