×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia ndalon 50 shtetas sirianë në afërsi të Vjosës

    Reporteri
    08 Janar 2021 | 23:23

    Rreth 50 shtetas sirianë janë shpëtuar mbrëmjen e së premtes në grykëderdhjen e lumit të Vjosës, në një operacion nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza.


    Policia bën të ditur se pavarësisht detit 5 ballë, gomonia do të nisej në drejtim të Italisë, ndërsa në bord kishte mes tyre gra e fëmijë.

    Dy anije luftarake morën pjesë në evakuimin e personave në bordin e gomones, ndërsa mjeti lundrues nuk është nxjerr në breg për shkak të motit të keq.

    Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te emigrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!