Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të mbrëmjes të premten kanë bërë që të këtë rrëshqitje të dheut në fshatin Brod të Komunës së Shterpcës.
Sipas “Kohës” këto rrëshqitje kanë bllokuar rrugën në lagjen e “Emërllahave”.
Që nga ora 21 në rrugë kanë dalur dhjetëra banorë si dhe zyrtarë të komunës për ta hapur rrugën derisa atyre në ndihmë ju ka dalur në mënyrë vullnetare edhe kompania “Vera sh.p.k” e cila është duke bërë përpjekje për hapjen e rrugës.
“Pas reshjeve të fundit jemi në vendin e ngjarjes jemi duke e hapur rrugen në fshatin Shtërpcë, pikërisht në lagjen ‘Emërllahave’, e cila është bllokuar nga rrëshqitja e dheut pas të reshurave të shiut. Deri tani kanë mbetur të bllokuara 30 familje të fshatit”, ka thënë Rifat Rrustemi, Rifat Rrustemi, banor nga fshati Brod.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.