Ish-presidentët amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ata do t’iu bashkohen ish-presidentit George W.Bush, i cili gjithashtu planfikon të jetë në Washington për transferimin zyrtar të pushtetit.
Vendimet e raportuara të premten, erdhën në të njëjtën kohë kur presidenti në largim, Donald Trump, njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë më 20 janar.
“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të marrë pjesë në Inaugurim më 20 janar”, shkroi Trump në Twitter.
Zëvendëspresidenti Mike Pence, po planifikon të marrë pjesë në inaugurim, por po pret një ftesë, konfirmoi të enjten një burim pranë tij për CNN.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.