Një fotograf i “Reuters”, i cili mbuloi trazirat në Kapitol të SHBA të mërkurën, pretendon se ai dëgjoi të paktën tre mbështetës të Trump duke folur për vrasjen e Zëvendës Presidentit Mike Pence, duke e varur nga një pemë si “tradhtar”.
Jim Bourg tha se kishte dëgjuar “shumë më tepër” nga mbështetësit e Trump, ndërsa sulmonin Kapitolin.
Po ashtu ai publikoi edhe foton e një laku që ishte ngritur në një kornizë druri, në frontin perëndimor të Kapitolit, nga turma. Sipas “CNN”, Pence dhe familja e tij mund ta dëgjonin turmën e zemëruar dhe të dhunshme që bërtisnin “ku është Mike Pence”.
“Kam dëgjuar të paktën 3 protestues të ndryshëm në Kapitol të thonë se ata shpresonin të gjenin Mike Pence dhe ta ekzekutonin duke e varur në një pemë të Capitol Hill si një tradhtar. Kjo ishte një thirrje që përsëritej dhe shumë flisnin vetëm se si duhej të ekzekutohej Zëvendës Presidneti”, tha Bourg.
Zëvendës Presidenti i SHBA zemëroi Trump dhe mbështetësit e tij në fillim të kësaj jave, pasi u tërhoq nga pretendimi i Trump se mund të ndalonte certifikimin e fitores së Joe Biden në Kolegjin Zgjedhor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.