×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Malishevës i njofton banorët që të mos përdoret uji për pije

    Reporteri
    09 Janar 2021 | 12:50

    Komuna e Malishevës ka njoftuar se pas analizave të bëra të ujit për pije nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren kanë rekomanduar që uji të mos përdoret.


    Përmes një postimi në “Facebook”, nga kjo komunë kanë bërë të ditur se IRSHP-ja rekomandon që uji të mos përdoret për pije pasi që është jasht parametrave të lejuar nga ndotjet e vërshimet.

    “Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, pas analiza të bëra të ujit për pije, me kërkesën e Komunës së Malishevës, për sistemet e ujësjellësve në Malishevë, ka rekomanduar që momentalisht uji të mos përdoret për pije, pasi është jashtë parametrave të lejuar, si pasojë e ndotjes nga vërshimet”, thuhet në njoftim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!