Një avion pasagjerësh me më shumë se 50 persona në bord është zhdukur pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian Xhakarta.
Sriwijaya Air Boeing 737 humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën Kalimatan, thanë zyrtarët.
Faqja e webit për ndjekjen e fluturimeve tha se avioni kishte humbur në më shumë se 3000 m në lartësi për një minutë, raporton BBC.
Ministria e transportit tha se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit ishin në proces.
Një avion me pasagjerë i linjës ajrore Sriwijaya u zhduk nga radari pak pasi ishte ngritur nga aeroporti i Xhakartës në Indonezi.
Avioni po fluturonte drejt qytetit Pontianak.
Të dhënat tregojnë se avioni humbi mbi 3 mijë metra lartësi në më pak se një minutë.
Pamjet e medieve lokale tregojnë se avioni ka rënë në det. Peshkatarët kanë gjetur edhe mbetje të këtij avioni.
Në bord ishin 62 pasagjerë, përfshi shtatë fëmijë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.