Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas mbledhjes së sotme të kryesisë ka thënë ende nuk ka diçka konkrete për ndonjë koalicion të mundshëm.
Ai tha se janë mbledhur për të diskutuar për çështje teknike të zgjedhjeve.
Gashi shtoi se nuk ka kohë për të folur për koalicione, pasi data se kur duhet dorëzuar listat është afër.
“Nuk ka diçka konkrete, në ditët në vazhdim para se mu u dorëzu lista e koalicioneve, nëse do të ketë koalicione, nuk do të ketë diçka të veçantë. Nuk ka kohë për të folur, thjesht ka qenë një mbledhje koordinuese, hartimi i programit të fushatës, kandidimi i deputetëve dhe çështje tjera”, tha ai.
LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.
Vendi ka shkuar në zgjedhje pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti në qershor, ishte e pavlefshme për shkak të dënimit të tij për vepër penale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.