Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK’së, Lirie Kajtazi ka thënë se momentin që Vjosa Osmani e sheh që ka gabuar e pranojmë sërish në parti.
“Momentin që e sheh gabimin e vet ne kemi pranu njerëz të tillë, ne kemi pranuar njerëz të tillë të cilët e kanë pa që për një kohë edhe kanë shkaktu dëm edhe ndaj vetes edhe ndaj njerëzve por edhe ndaj shtetit”, ka thënë Kajtazi në kanal10.
Vjosa Osmani ka ndarë rrugët me LDK’në pjesë e së cilës ishte për dy dekada edhe tani ka formuar iniciativën e saj qytetare me të cilën do të garojë në zgjedhje me shumë gjasë në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.