Etem Zejnelji është emri i cili është përmendur në një postim ku thuhet se do të organizojë udhëtime falas nga Dyzeldorfi i Gjermanisë, prej datës 10 deri më 18 shkurt, për ta votuar Vetëvendosjen.
Në një postim në grupin e përkrahësve të Vetëvendosjes, thuhet se nisja dhe kthimi do të bëhet me autobus, përcjell Gazeta Express.
Aplikimi i mërgimtarëve për regjistrim në votim fillon më 13 janar dhe zgjat deri më 24 janar.
Mërgimtarët do të jenë të parët që do të mund të votojnë. Periudha e votimit përmes postës fillon më 2 shkurt dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëatdhetarë . Etem Zejnelji organizon udhëtim falas për në Kosovë për ta votuar Kryeministrin tonë Albin Kurtin.
Nisja bëhet nga Düsseldorfi me datën 10.02.2021 dhe per tu kthyer me 18.02.2021!
?
Për më shumë detaje kontaktoni ne Fb tim – O Milot Shala.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.