×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria ende larg imunitetit të tufës

    Reporteri
    09 Janar 2021 | 21:32

    Mjekja e ISHP Eugena Tomini sqaroi edhe njëherë se vendi ynë është larg imunitetit të tufës.


    “Edhe nga të dhënat e deklaratat e MSH-së, ju keni vënë re që kemi një tendencë në rritje të rasteve pozitive. Që pas fillimit të kësaj jave kemi pasur tendencë në rritje. Situata është në alert, pasi kemi transmetime. Efekti i masave ndërhyrëse në periudhën para festave, efektin e jep për një periudhë 2-3 javësh, ndonëse mund të kemi kryer organizime jashtë orës policore. Efekti do të shihet në javët në vijim. S’ka asnjë plan veprimi sa i takon uljes apo ngritje së testimeve. Aktualisht ky element është vënë re që nga tetori. Ka një tendencë në rritje javë pas jave. Nuk është asgjë e programuar. Është e lidhur gjithçka nga hetimi. Ka oscilacione për ditët e pushimit, ka vatra dhe mikrovatra, që reflektojnë në numrin e testimit”, tha ajo.

    Tomini ka thënë se sa i përket mortalitetit mbetet në të njëjtat vlera, me një tendencë të vogël të uljes së rasteve.

    “Javët e fundit ka një tendencë të uljes së rasteve të vdekjes. Vetëm 1 përqind e totalit pozitiv kërkojnë trajtim reanimator. Imuniteti i tufës do të ishte kënaqësi për të gjithë, do ishte arritje. Pandemia po vijon me valë të saj, me një intensitet ku transmetueshmëria është e lartë. Jemi larg imunitetit të tufës, pavarësisht transmetueshmërisë së lartë.”, -tha Tomini për News 24.

    Tomini tha gjithashtu se deri më tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të evidentuar me mutacionin e ri të COVID-19, që doli në Britaninë e madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!