Pronari i një hoteli në Tiranë është arrestuar në orët e fundit, pasi kishte strehuar për disa kohë klandestinët sirianë që u shpëtuan mbrëmjen e djeshme në zonën e Vlorës, ndërsa po tentonin të udhëtonin me gomone drejt Italisë, por që u penguan nga moti i keq.
Personi i arrestuar quhet Fatos Dusha, ndërkohë që vijon puna dhe për identifikimin e trafikantëve, të cilët arritën të shpëtonin një ditë më parë duke përfituar dhe nga errësira.
Klandestinët sirianë që u shpëtuan tashmë janë larguar nga Vlora dhe do të akomodohen në Durrës. Personat që kanë qenë të shtruar në spitalin e Vlorës kanë dalë pas mjekimit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Rreth 50 klandestinë nga Siria qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq. Mjeti lundrues mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra për shkak të erërave të forta.
Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojës Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.