×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhen “copa” një familje në Rahovec: Vëlla e motër bëjnë për spital motrën tjetër të tyre

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 8:58

    Policia në Rahovec ka arrestuar një person, i cili bashkë me motrën kanë rrahur motrën tjetër.


    Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me motrën e tij të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare –motrën e tyre”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

    Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    “Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thekson raporti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!