×
  • Lajme
  • Botë

    Merkel reagon pas bllokimit të llogarive të Trumpit në media sociale

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 17:07

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel e konsideron problematike pezullimin e përhershëm të llogarisë në Twittet të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.


    Twitter ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e Trumpit, duke përmendur “rrezikun e nxitjes së dhunës në të ardhmen” pas inkursionit të mbështetësve të tij në Kongresin amerikan, transmeton Telegrafi.

    “Operatorët e rrjeteve sociale kanë një përgjegjësi të madhe për të siguruar që komunikimi politik të mos helmohet nga urrejtja, gënjeshtrat dhe nxitja e dhunës”, tha zëdhënësi, Stephen Seibert, raporton bbc.

    Ai theksoi se është e drejtë të mos qëndrosh mënjanë kur shfaqet një përmbajtje e tillë, duke e shënuar atë, por gjithashtu theksoi se liria e mendimit është një e drejtë themelore e një rëndësie elementare.

    “Kjo e drejtë themelore mund të ndërhyhet, por në përputhje me ligjin dhe brenda kornizës së përcaktuar nga ligjvënësit – dhe jo nga vendimet e menaxhimit të rrjeteve sociale”, shtoi ai.

    Facebook ka vendosur të pezullojë llogarinë e Trumpit, të paktën deri më 20 janar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!