×
  • Lajme
  • Lajme

    Një maroken e një palestinez arrestohen për tentimvjedhje në Prishtinë

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 18:51

    Dy shtetas të huaj, një maroken e një pastinez janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të hënën mbrëma kishin tentuar të vjedhin në një market në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Mbrëmë rreth orës 23:00, kemi pranuar informatën për një rast tentim vjedhje në një market në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Informatat e shpejta nga ana e rojeve të sigurisë kanë mundësuar një reagim efikas të policisë që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar, të cilët me forcë kishin depërtuar brenda marketit”, tha ai për Reporteri.net.

    Borovci tha se personat e dyshuar janë: T. O, mashkull 25 vjeç, shtetas i Marokut dhe
    Y.H , mashkull 30 vjeç, shtetas i Palestinës.

    “Pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është inicuar rast për veprën vjedhje e rëndë në tentativë”, shoti ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!