Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka deklaruar se në mesin e të dyshuarve për vrasjen e zyrtarëve të LDK-së përgjatë periudhës së pasluftës mund të ketë të dyshuar edhe në VV.
Gaxherri këto komente i bëri përgjatë emisionit ‘Prime Time’ në Kanal 10, pa dhënë emra apo pretendime lidhur me këtë çështje.
Tutje, ajo ka thënë edhe se në çdo familje të Kosovës ka raste të ngjashme sikurse ai i deputetes së VV-së, Saranda Bogujevcit. Kjo e fundit, i ka mbijetuar masakrës së Podujevës nga forcat serbe në luftën në Kosovë.
“Boll e përdorët Saranda Bogujevcin, çdo familje në Kosovë e ka nga një Sarandë”, ka thënë Gaxherri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.