Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, të parën pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ndonëse zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen për Qeverinë e re, Haradinaj ka bërë thirrje që të votohet ai për president.
E për këtë, Haradinaj është arsyetuar duke thënë se në këto zgjedhje votohet për Qeverinë, por edhe për presidentin sepse deputetët e zgjedhur do ta kenë në dorë presidentin.
“Është një situatë e ditne, në këto zgjedhje votohet për Qeverinë por edhe për presidentin sepse deputetët e zgjedhur do ta kenë në dorë edhe presidentin. Për këtë arsye aleanca ka kërkuar programin e tij edhe kah presidenti”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj.
Haradinaj tutje ka thënë se partia që ai e drejton është e hapur për koalicione passzjedhore dhe nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.
“Pas zgjedhjeve e lëmë të hapur mundësinë për koalicione me cilëndo parti. Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti”, u shpreh Haradinaj.