Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, disa video ku shihet babai i tij me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës.
Përveç kësaj videoje, Endriti ka publikuar edhe pamje nga takimi që kishte realizuar Thaçi me Joe Biden, tani president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në sfond të këtyre videove dëgjohen deklaratat e ish-presidentit Thaçi.
Ndryshe, Thaçi është duke u mbajtur aktualisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.