Mark Clattenburg ka dhënë një deklaratë të fortë për Jurgen Kloppin
Trajneri i Liverpoolit para disa javësh kishte thënë se Manchester United ka fituar më shumë penalti në dy sezonet e fundit se sa skuadra e tij që nga koha kur gjermani mori drejtimin e The Reds para pesë viteve, shkruan Reporteri.net
Clattenburg e ka cilësuar Kloppin edhe si një hipokrit kur bën këtë krahasim pasi ish-gjyqtari i Premier Ligës ia përmendi dy lojtarë që poashtu tentojnë të fitojnë penalti në mënyra të ndryshme te Liverpooli.
? Mark Clattenburg on Klopp:
“He sounds like a hypocrite if he is suggesting Utd’s players are looking to win penalties. The likes of Salah and Mane are just as capable of employing similar tactics. Klopp wasn’t doing this last season when Liverpool were winning every week.” pic.twitter.com/hCZoBkMAhy
— Oddschanger (@Oddschanger) January 14, 2021
“Ai po tingëllon si hipokrit nëse mendon se futbollistët e Unitedit po shikojnë se si të fitojnë penalti. Lojtarët si Salah dhe Mane përdorin të njëjtët taktika. Klopp nuk po flistë kështu edicionin e kaluar kur Liverpooli po fitonte në çdo javë,” ka thënë Clattenburg.
Ndryshe, United është lider në Premier Ligë me 36 pikë, derisa Liverpooli zë pozitën e dytë me 33 pikë dhe ndeshja e ardhshme në Premier Ligë është mes këtyre dy skuadrave. /Reporteri.net/