×
  • Sport
  • Sport

    Sonte Barcelona – Prishtina, kjo është befasia që i bënë katalunasit skuadrës kosovare

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 14:51

    Mabetex-Prishtina sonte luan kundër Barcelonës, bënë historinë e futsallit kosovar. Mabetex Prishtina ka hyrë në historinë e futsallit kosovar, duke u bërë skuadra e parë që zbret në Barcelonë dhe e njofton Spanjën me shtetësinë e Kosovës.


    “Bardh e kaltrit” sonte nga ora 18:30 do të përballen me Barcelonën në ndeshjen e 1/16, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    Presidenti i klubit Mabetex Prishtina, Fatos Dili, duke folur për Demokracia.com nga Barcelona, ka treguar për pritjen që u kanë bërë autoritetet në Kataloni, që është pjesë e Spanjës, e cila nuk e njeh ende shtetësinë e Kosovës.

    Sipas Presidentit Dili qasja e Barcelonës ndaj Kosovës dallon nga spanjollët dhe ata i kishin rezervuar shumë befasi.

    “Ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm, ndërsa pritja këtu ka qenë shumë e mirë, duke pasur parasysh që kemi udhëtuar në një shtet që nuk na njeh. Mirëpo, këtu në Barcelonë nuk frymon ajo qasja e spanjollëve dhe pritja ka qenë shumë e mirë nga klubi i Barcelonës”, ka thënë Dili për Demokracia.com, duke treguar edhe për befasinë që i ka bërë klubi nikoqir sot qysh në mëngjes.

    “Ata sot në ora 10:00 e kanë hapur stadiumin ‘Camp Nou’ vetëm për neve dhe kemi mundur ta vizitojmë vetëm ne si klub, pasi për shkak të COVID-19 ai është i mbyllur. Ne kemi pasur mundësi të vizitojmë muzeun e stadiumit dhe të vizitojmë pjesët tjera të ‘Camp Nou’. Kemi shijuar edhe shumë privilegje tjera që i ka realizuar klubi i Barcelonës”, tregon Dili.

    Presidenti i klubit “Mabetex-Prishtina” ka folur edhe për pritjet që i ka për ndeshjen e sotme, e që padyshim do të jetë ndeshje shumë e fortë pasi Barcelona është kampion aktual i Ligës së Kampionëve dhe është superfuqi në këtë garë.

    “Atmosfera është e mirë. Lojtarët janë shumë të motivuar dhe shpresojmë se do të kenë paraqitje të dinjitetshme. Mirëpo, gjithmonë duhet ta kemi parasysh që jemi duke luajtur kundër kampionit aktual të Champions Legue, Barcelonën”, ka përfunduar Fatos Dili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!