×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Një tjetër futbollist kosovar i bashkohet kampionatit të Rusisë

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 12:17

    Ylldren Ibrahimaj ka nënshkruar me skuadrën ruse Ural


    Ylldren Ibrahimaj ishte pjesë e Vikingut, ku së bashku me Zymer Bytyqin dhe Veton Berishën treguan ndeshje fantastike në Norvegji, shkruan Reporteri.net

    Bytyqi para pak javësh nënshkroi me Konyasporin në Turqi, derisa tani Ylldren Ibrahimaj ka kaluar në Rusi, te skuadra Ural.

    Ylldreni që është edhe reprezentues i Kombëtares së Kosovës u shfaq shumë i lumtur me transferimin në Rusi, aty ku luan edhe Bernard Berisha me Akhmat Groznyn.

    “Jam i lumtur që jam transferuar këtu. Po pres me padurim për fillimin e ndeshjeve. E kam të qartë që Liga Ruse është shumë e vështirë me lojtarë të mirë. Shpresoj që t’ia dal mirë,” ka thënë Ibrahimaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!