Një tjetër arritje e Robert Lewandowskit. “Lojtari i Vitit 2020 i FIFA-s” duket se nuk njeh kufij.
Sot, në ndeshjen që Bayerni fitoi 2-1 ndaj Freiburgut, duke ndërprerë serinë e pesë fitoreve radhazi të rivalëve, sulmuesi polaku shënoi golin e tij të 21-të në kampionat, duke vendosur një rekord të ri në Bundesligë.
Në përfundim të gjysmës së sezonit (Bayerni është kampion i dimrit), askush nuk kishte shënuar kaq shumë gola (21). Rekordi i mëparshëm, dhe nuk mund ishte ndryshe, i përkiste një legjende tjetër të Bayernit, Gerd Mullerit, i cili kishte shënuar 20 gola në 17 ndeshje në kampionatin e sezonit 1968-’69.
Tani Lewandoëski do të përpiqet të thyejë një tjetër rekord të Mullerit, atë të numrit të golave të shënuar në një edicion të vetëm në Bundesligë. Kampioni i botës në vitin 1974, i njohur si “der Bomber”, shënoi 40 gola në sezonin 1971-’72 (Muller gjithashtu fitoi Kampionatin Europian me Gjermaninë).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.