×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen muri i Trepçës, pellgu i mbetjeve industriale përfundon në lumin Ibër

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 10:14

    Një pjesë e pellgut të mbetjeve industriale të Trepçës në Leposaviq u derdh në lumin Ibër dje vonë kur një pjesë e murit që ndante pellgun e mbetjeve nga lumi u rrëzua.


    Kryetari i Leposaviqit, Zoran Todic, i tha KoSSev mbrëmë se ata, si komunë, bënë gjithçka që mundën së bashku me qytetarët, Trepçën dhe inspektorët kompetentë për të mbyllur murin e rrëzuzar sa më shpejt që ishte e mundur.

    Vendasit e fshatit Gornji Krnjin, i cili ndodhet afër kësaj mbetjeje, e informuan atë se muri kishte shpërthyer dhe se mbetjet ishin derdhur në Ibër.

    “Pasi mora vesh, unë informova shefin e administratës komunale që të dërgojë një inspektor mjedisor sipas sistemit të Serbisë. Unë gjithashtu informova shefin e departamentit përgjegjës për inspektimin sipas sistemit të Kosovës. Ata shkuan në vendin e ngjarjes, dhe ne e dimë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishin gjithashtu në vendngjarje, duke marrë parasysh që rasti iu raportua edhe atyre ”, pohon ai.

    “Tani jemi duke punuar në përpilimin e një raporti. Dua t’ju bëj me dije se kjo është përtej kompetencës së komunës. Konkretisht, në këtë rast për punën dhe shfrytëzimin e xeheve, Trepça mori pëlqimin e institucioneve kompetente në Prishtinë, para së gjithash dua të them Agjencinë për miniera dhe minerale ”, theksoi Todiç, duke shtuar se inspektori i tyre ishte gjithashtu i pranishëm në terren sot.

    Agjencia për miniera dhe minerale është gjithashtu përgjegjëse për asgjësimin e mbeturinave, ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit e Kosovës është përgjegjëse për deponimin jashtë vendit.

    “Gjatë ditës së nesërme, ne presim një vlerësim të saktë se sa material mbeturinash shkoi në lumin Ibër dhe askush nuk është i lumtur për atë që ndodhi sot, por këto çështje me të vërtetë tejkalojnë kompetencat tona komunale,” tha Todiç në një deklaratë për KoSSev.

    Drejtori i Trepçës, Jovan Dimkiq, vlerësoi se ishte një aksident i vogël.

    “Ju e dini që kishte përmbytje edhe në zonën e Leposaviqit. Kishte ujë. Asgjë katastrofike, asgjë e frikshme. Deri nesër gjithçka do të rregullohet, pasi muri tash është riparuar”, ka thënë ai.

    Nga ana tjetër, vendasit thonë se nuk janë të befasuar që një pjesë e mbeturinave përfundoi në Ibër dhe kujtojnë se ata kanë paralajmëruar për vite me radhë në lidhje me mbeturinat që ndodhen disa qindra metra nga qendra e Leposaviqit.

    Plani është të hapet një pellg të ri i mbeturinave dhe të mbyllet ai ekzistues. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!