Talenti kosovar që përfaqëson Gjermaninë, Meritan Shabani ka nënshkruar kontratë të re me Wolves që do e mbajë në klub deri në vitin 2023.
21-vjeçari u transferua të klubi anglez në vitin 2019 nga Bayern Munichu dhe debutoi pas disa muajve në fitoren ndaj Carabao Cup kundër Reading, transmeton lajmi.net.
Mesfushori ka dëshmuar kualitetin dhe kjo e ka bindur edhe drejtorin sportiv, Scott Sellars që e ka mbështetur lojtarin.
“Meritan është lojtar me shumë potencial, momentalisht është në stol dhe besojmë se do shkëlqejë në vijim”.
“Në përformancat që prej kur u rikthye nga lëndimi, ka filluar të gjejë vetën dhe të rikthehet te Meritani që e njohim”, tha ai.
Meritan Shabani has signed a new contract with the club, extending his stay until 2023.
Congratulations, Meritan!
— Wolves Academy (@WolvesAcademy) January 18, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.