×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët e Republikës së Kosovës vlerësohen lartë nga Garda nacionale të Iowa-s

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 15:17

    Konsulata e Republikës së Kosovës në Iowa ka njoftuar se Garda nacionale e këtij shteti ka prezantuar ndër të tjera para ligjvënësve edhe koordinimin me FSK-në dhe kontributin e ushtarëve të Kosovës në misionet e paqes në Lindjen e Mesme.


    Gjatë prezantimit të rregullt vjetor të gjendjes së Gardës nacionale para ligjvënësve të Iowa-së si dhe Guvernatores Kim Reynolds, Gjenerali Benjamin Corell ata folën edhe për zbarkimin e parë të FSK-së së bashku me ushtarët e SHBA-ve jashtë vendit.

    “Partneriteti në mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-së e ka zanafillën në bashkëpunim ushtarak por është zhvilluar edhe më shumë në fushat tjera si arsim, kulturë, ekonomi, etj. Kosova është e bekuar për miqësinë e përjetshme me SHBA-të”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!