×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa mesazh Vjosa Osmanit: Rrugën e Rugovës e trashëgon veç LDK-ja

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 10:23

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe te varri i Ibrahim Rugoves me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.


    Mustafa pas homazheve i ka çuar një mesazh u.d. të presidentes Vjosa Osmani e cila së bashku me Albin Kurti shkuan para tyre te varri i Rugovës për homazhe, duke thënë se rrugën që ka lënë Rugova mund ta trashëgojë vetëm LDK-ja, shkruan Reporteri.net.

    “Edhe LDK si Kosova e ndjejnë mungesën e një figure historike që dha një kontribut të veçantë dhe të pariparueshëm për lirinë dhe demokracinë e Kosovës që ishin tre postullat e tij kryesore të angazhimit intelektual dhe politik”.

    “Për të shpreh qëndrimin dhe përkushtimin e LDK-së që ta ndjekim rrugën që ka trasuar dhe lënë trashëgimi Rugova dhe për të thënë se askush nuk mund ta trashëgojë këtë rrugë përveç LDK-së dhe atyre që qëndrojnë dhe punojnë që vepra ideja dhe kontributi i Rugovës të bëhet vepër e përhershme në Kosovë dhe jashtë Kosovës”, tha Mustafa, shkruan Reporteri.net.

    Përveç LDK-së, Kurtit e Osmanit, homazhe te varri i Rugovës ka bërë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!