Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatters ka qenë në komë artificiale për më shumë se një javë, por sipas vajzës së tij, ai tani ka dalë nga kujdesi intensiv.
84-vjeçari doli pozitiv me koronavirus në nëntor të vitit të kaluar dhe me sa duket i mbijetoi mirë virusit. Sidoqoftë, pas një operacioni në zemër në dhjetor, gjendja e tij u përkeqësua.
“Ai po bën përparim çdo ditë. Përparim i vogël, por i vazhdueshëm. Se ai ishte në gjendje të largohej nga njësia e kujdesit intensiv është një shenjë shumë e rëndësishme psikologjike. Mjekët janë të kënaqur me gjendjen e tij. Por rruga e kthimit është ende një rrugë e gjatë” – u shpreh vajza e tij, Corinne Blatter Andenmatten.
Blatter ishte president i FIFA-s nga viti 1998 e deri në vitin 2015, duke e udhëhequr institucionin më të madh të futbollit në botë për 17 vite rresht.
Ai aktualisht po vuan një ndalim gjashtë-vjeçar për të marrë pjesë në aktivitetet e FIFA-s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.