Si gjithmonë, kundër rrymës. Emmanuel Adebayor, futbollisti nga Togo, i cili ka qenë pjesë e skuadra të mëdha europiane Arsenal, Manchester City, Tottenham dhe Real Madridit, ka deklaruar i prerë se pavarësisht pandemisë së Koronavirusit që ka goditur vendin e tij, nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lloj donacioni.
Aktualisht pjesë e Club Olimpias në Paraguaj, 36-vjeçari as që do t’ia dijë për kritikat që mund t’i bëhet për këtë qëndrim.
“Nuk do të jap para për bamirësi, dua të jem shumë i qartë. Është shumë e thjeshtë, bëj atë që dua dhe ha atë që më dua. E di që ka persona që me kritikojnë që nuk kam dhuruar asnjë për kryeqytetin Lomé (Togo).”
Adebayor kritikohet ashpër në vendin e tij, pasi nuk po merr shembullin e futbollistëve të mëdhenj afrikanë, si Drogba dhe Eto’O, që kanë vendosur të mbështetin ekonomikisht vendet e tyre (Bregun e Fildishtë dhe Kamerunin). Sulmuesi, që së fundmi është ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të tipit kung fu në një ndeshje të fazës së grupeve në Libertadores, reagoi edhe për akuzat që ka qenë ai i cili e ka çuar virusin në kryeqytetin e Togos, që fatmirësisht deri tani nuk ka patur një numër të madh të infektuarish.
“Disa thonë se unë solla virusin në Lome. Është budallallëk i madh ta mendosh, por ky vend i tillë është. Jam krahasuar me Drogbanë dhe Eto’onë, por për fat të keq unë nuk jam si ata. Jam Emmanuel Sheyi Adebayor dhe do të bëj gjithmonë atë që dua.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.