Komiteti i Apelit, RFEF ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga FC Barcelona në të cilën është kërkuar që dënimi për Leo Messin të reduktohet.
Klubi blaugran dëshironte që të dy ndeshjet të bëheshin një dhe në këtë mënyrë argjentinasi mund të ishte i gatshëm kundër Elches të dielën.
Messi u ndëshkua direkt me të kuq në finalen e Superkupës ndaj Athletic Bilbaos, pas një ndërhyrje që i bëri Villalibres, e cila pas shikimit të VAR-it u sanksionua me të kuq.
Kështu, Messi do të jetë i gatshëm të luajë pikërisht ndaj Athletic Bilbaos në La Liga.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.