Presidenti Joe Biden i ka kërkuar falje disa prej anëtarëve të Gardës Kombëtare që u detyruan të flenë në qiell të hapur dhe në parking, pasi iu tha se duhej të largoheshin nga ndërtesa e Kapitolit, të cilën e kishin mbrojtur 24 orë më parë.
Më shumë se 25 mijë trupa u vendosën në Uashington DC për inaugurimin e Biden, pas dhunës në fillim të këtij muaji.
Foto dhe video të shpërndara të enjten tregonin ushtarët, të cilët ishin detyruar ta kalonin natën në parkim. Pamjet sollën menjëherë reagime të ashpra.
Megjithatë, sipas BBC, Joe Bide ka reaguar duke takuar shefin e Byrosë Kombëtare të Gardës për t’i kërkuar falje. Në anën tjetër, zonja e parë, Jill Biden, takoi disa nga ushtarët për t’i falënderuar ata personalisht. “Thjesht doja të vija sot për t’ju thënë faleminderit të gjithëve që u kujdesët për sigurinë time dhe të familjes time”, u tha Jill Biden.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.