Prishtina e ka mposhtur Dritën 3-1 në Superkupën e Kosovës, e cila u zhvillua në Antalia të Turqisë
Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës për vitin 2020, shkruan Reporteri.net
Finlaja u luajt me vonesë shkaku i pandemisë së Koronavirusit, si dhe për herë të parë u zhvillua jashtë territorit të Kosovës.
Ndeshja ishte shumë e bukur nga të dy skuadrat, por që në fund triumfuan kryeqytetasit.
Qëndrim Zyba 2′, Besnik Krasniqi 21′ dhe Alban Shillova 90′ shënuan për triumfin e madh të Prishtinës, derisa golin e vetëm për Dritën e realizoi Kastriot Rexha 8′. /Reporteri.net/