Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Prishtinën, ku dyshohet se Skender Krasniqi ka vra djalin e tij, Albert Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Prishtinë.
Vrasja ka ndodhur në garazhin e ndërtesës në rrugën “Ndue Përleshi” në kryeqytet.
Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Reporteri.net.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Aktualisht jemi në fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”.
Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.
Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.
Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.