×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai dyshohet se e vrau Albert Krasniqin dhe njoftoi vetë Policinë: E vrava djalin!

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 18:25

    Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Isa Kastrati” në Matiqan të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë.


    Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar se i qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina, Albert Krasniqi.

    Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia, të cilët thonë se një person u gjet pa shenja jete në rrugën “Ndue Përlleshi” dhe një person u arrestua.

    “Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e  perdorur ne rast”, thonë Policia duke mos treguar emrin e viktimës.

    Por, burime të sigurta i kanë konfirmuar Reporterit se viktima është Albert Krasniqi, ndërkohë që i arrestuari është Skender Krasniqi, babai i viktimës.

    Reporteri ka mësuar se babai pasi dyshohet se kishte qëlluar të birin, kishte thirrur Policinë dhe i ishte drejtuar me fjalët “e vrava djalin”.

    Ndryshe, Albert Krasniqi ka qenë i njohur për publikun edhe për martesën që kishte me ish-missin Besa Gashi dhe sa ishte pjesë e labelit “BabaStars”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!