Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi e cila në listën e kësaj partie garon me numrin 21 u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin kandidaturën e saj për rimëkëmbjen e vendit.


“Jam shumë e nderuar që jam në listën për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë herë garoj me numrin 21✅. Duke ju falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme, ju ftoj të bashkojmë forcat për të #Rimëkëmbë vendin tonë”, ka shkruar Idrizi në Facebook.