×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër seancë e jashtëzakonshme për Telekomin

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 16:41

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër, e martë, 14 maj, të mbahet seancë e jashtëzakonshme për gjendjen në Telekom dhe masat që ka marrë Qeveria në zbatimin e Rezolutës së vitit të shkuar.


    Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe ai i LDK-së.

    Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë “Gjendja në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës nr.06-R-013, dt.12.07.2018 lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës”.

    Seanca do të nisë në orën 10:00

    Kujtojmë se Reporteri.net më datë 7 maj raportoi për mbajtjen e kësaj seance, ku opozita ka konfirmuar se kërkesë e tyre primare do jetë që Telekomi të mos vazhdoj kontratën me Z-Mobile.

    Kuvendi më 14 maj seancë të jashtëzakonshme për Telekomin – kjo do të jetë kërkesa e opozitës për Qeverinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!