×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi më 14 maj seancë të jashtëzakonshme për Telekomin – kjo do të jetë kërkesa e opozitës për Qeverinë

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 18:15

    Autor: Blendi Gashi


    Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i mbledhë 40 nënshkrime, për të thirrur seancë të jashtëzakonshme rreth gjendjes në Telekom, për të martën më 14 maj.


    Kjo seancë vije pas “kërcënimit” që së fundi Z-Mobile i bëri Telekomit për shlyerjen e borxhit prej afro 26 mijë eurosh.

    Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar për Reporteri.net se kërkesa pritet të dorëzohet në Kryesi të Kuvendit ditëve në vijim.

    “Seancën e kemi thirrur për të martën e ardhshme”, ka treguar ajo.

    Haxhiu ka deklaruar se kërkesa primtare e tyre do të jetë që mos ketë “kërkesa jonë primare e VV-së që të mos ketë kontrate të re me Z Mobile, dhe më pas nuk ka obligim ndaj kësaj kompanie”.

    “Do të shohim cilat do të jenë qëndrimet në Kuvend”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ajo më tej tha se përkundër se vitin e kaluar Kuvendi ka votuar një Rezolutë ku një ndër pikat thotë se “Qeveria si aksionari kryesor duhet të tërhiqet nga marrëveshja abuzive e ish-drejtorit të Telekomit me kompaninë “Z-Mobile”, prapëseprapë Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë mas për ndalimin e kontratës.

    “Moszbatimi i Rezolutes që i kërkon përgjegjësi qeverisë, e ka sjelle gjendjen për shkak të kërcënimeve të fundit të Blerim Devollit. Duhen vepraime emergjente për t’u mos u shkatërruar Telekomi, të mos lejohen oligarkët të abuzojnë me pasurinë e vendit. Nuk duhet të vazhdohet kontrata me Z Mobile e cila skadon në qershor. Të kishte institucione të drejtësisë të pavarura dikush duhet të shkonte në burg”, ka deklaruar Haxhiu për Reporteri.net.

    Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka rikujtuar Rezolutën e votuar në Kuvend për rimëkëmbjen e Telekomit.

    Sipas tij, po të zbatohej rezoluta e votuar në korrik të vitit të kaluar, gjendja në Telekom do të përmirësohej.

    “Gjendja në Telekomin e Kosovës po rëndohet. Qeveria e Kosovës nuk i ka ndërmarrë masat e parapara me Rezolutën e Kuvendit nr.06.R-013, 12.07.2018, të iniciuar nga LDK dhe VV, lidhur me gjendjen e rëndë financiare në Telekom dhe Postë. Sikur Qeveria të zbatonte këtë rezolutë, gjendja do të ishte sanuar deri më tani. Bashkë me VV, do të ftojmë Kryeministrin në seancë të jashtëzakonshme për mos zbatimin e Rezolutëse dhe si të dilet nga kjo situatë”, thotë Hoti.

    Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj dje takoi drejtorin ekzekutiv të Telekomit Bedri Istrefi me të cilin diskutuan zhvillimet e fundit në kompani.

    Ndërsa pas këtij takimi reagoi Z-Mobile, kompani e cila tha se “gjatë gjithë kohës kanë shpresuar se mosrespektimin e kontratës do ta zgjidhnin ndryshe e jo përmes Tribunalit të Arbitrazhit”.

    Ndryshe pas krizës në Telekom dhe kërcënimit nga Z-Mobile, kryeshefi i kësaj ndërmarje, Bedri Istrefi, ka thënë se nëse nuk bëhet shpejt një zgjidhje për të mos lejuar shkatërrimin e Telekomit, atëherë, do t’ju prijë 2500 punëtorëve për të kërkuar të drejta në rrugë.

    Më poshtë mund të lexoni Rezolutën e miratuar nga Kuvendi më 12 korrik të vitit 2018, lidhur me gjendjen e rëndë financiare në Telekom dhe Postë:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!