×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Konfiskimi i 60 milionë eurove pasuri, Kim: SPAK dënoi 11 kriminelë

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 21:57

    Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas konfiskimit të 60 milionë eurove pasuri të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit.


    Në postim në “Twitter”, Kim e ka cilësuar konfiskimin e pasurive si një goditje të madhe ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.

    Ajo shprehet optimiste për më shumë rezultate nga SPAK kundër veprave kriminale.

    “Një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-Shqipërisë. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”, shkruan Kim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!