×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes pas 9 ditësh në spital 57-vjeçari, e rrahën shokët pas sherrit për politikë

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 9:50

    Ka vdekur nëntë ditë pasi u dhunua nga shokët dhe u la i gjakosur në rrugë 57-vjecari Pelivan Sinorrapaj nga Ballshi.


    Sinorrapaj ishte i shtruar te spitali i Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, 57-vjeçari sot ndërroi jetë, raporton gazetarja e ABC në Fier, Valbona Davidhi.

    Por si ishte ngjarja?

    Në datë 29 janar në mbrëmje Pelivan Sinorrapaj ishte ulur në lokalin e lagjes në Ballsh së bashku me tre shokë.

    Pasi kaluan disa orë duke konsumuar alkool, 57-vjeçari me tre shokët Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç u konfliktuan, sipas dëshmitarëve për politikë.

    Sherri vazhdoi edhe jashtë lokalit, ku Pelivan Sinorrapaj u godit dhe u gjakos. Tre shokët e lanë në mes të rrugës dhe u larguan.

    Babai i tre fëmijëve u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë por mesditën e sotme ka ndërruar jetë. Ai do të përcillet nesër për në banesën e fundit.

    Policia kreu ndalimin e autorëve ndërkohë që gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” disa ditë më parë. Por tani do të përballen me akuzën e plagosjes me pasojë vdekjen.

    Një prej fqinjeve të 57 vjecarit tregoi pak ditë më parë për ABC se Sinanrrapaj ishte i papunë por së fundmi bashkëshortja ishte punësuar nga Bashkia e Ballshit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!