×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Eskalon protesta në Tiranë, lëndohet një polic

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 21:16

    Policia shqiptare i ka bërë thirrje protestuesve të ndalin goditjet provokuese ndaj policisë.


    Sipas saj, një punonjës policie ka mbetur i plagosur pas hedhjes së disa lëndëve piroteknike në ambientet e Policisë së Shtetit.

    “Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara. Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Eskalon protesta e opozitës në Shqipëri, sulmohen mjediset e Policisë së Shtetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!