×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pa maska e pa distancë nga Liqeni, qytetarët i druhen vetëm policisë

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 16:39

    Parku i Liqenit Artificial ishte i tejmbushur me qytetarë këtë të dielë.


    Pavarësisht rasteve në rritje të të infektuarve dhe shtrimeve në spitale të rinj dhe të moshuar kanë neglizhuar masat anti-Covid duke shaktuar grumbullime dhe duke mos mbajtur maskën.

    Në javën e fundit vendi ynë ka njohur një përkeqësim të situatës, sa i përket të infektuarve me loronavirus

    Në strukturat spitalore situata është e vështirë, në katër strukturat spitalore po trajtohen 431 persona dhe vetëm 100 shtretër janë të lirë.

    Por shifrat duket se nuk i trembin qytetarët.

    Me rreth 1100 infektime në 24 orë shëtitorja në parkun e Liqenit Artificial është e tejmbushur, qytetarët neglizhojnë masat duke mos shmangur grumbullimet dhe disa nuk përdorin as maskë.

    Pamjet në video tregojnë se rreziku i infektimit është i madh. Prej mëngesit, 6 efektivë të policisë ishin stacionuar vetëm në digën e Liqenit.

    Në rastet më të mira qytetarët vetëm këshillohen për mbajtjen e maskës.

    Por nuk mungojnë as gjobat.

    Të gjithë e kanë një maskë me vete, por jo në funksion të anti-infektimit. Disa e nxjerrin nxitimthi sapo vërejnë policinë.

    Justifikimet për shkeljen e kësaj mase anti-Covid janë të shumta.

    “Nuk rrimë në ambjente të mbyllura shumë.”

    Sa e hoqa, do të pi cigare.”

    Disa frikësohen nga qytetarët neglizhentë, por gjithësesi janë kundër kufizimeve të tjera.

    “Shohin policin dhe vënë maskën.”

    “Nuk është aq e nevojshme për mbyllje se njerëzit do të punojnë.”

    Ndërkohë që në pedonalen e Liqenit ishin shtuar kontrollet, në lokale askush nuk shqetësohej prej kontrollorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!