Kjo javë po mbyllet me shifra të qëndrueshme të pandemisë së corona virusit nëpër Evropë.
Franca mban numrin më të lartë të infektimeve ditore, ndërsa Britania e Madhe, atë të viktimave. Ashtu si e gjithë java edhe ky 24-orësh po shfaq shifra të qëndrueshme të pandemisë së corona virusit nëpër Evropë.
Infektimet janë të qëndrueshme në Francë në kuotat e 20 mijë rasteve ditore, ndërsa shifrat e viktimave janë më të ulëta krahasuar me nivelet e larta të shënuara më herët. Ky vend prin për shifrat e infektimeve mes shteteve më të populluara të kontinentit, por ka numrin më të ulët të vdekjeve ditore mes tyre.
Ekspertët e virologjisë thonë se varianti britanik i corona virusit po përshpejton përhapjen në këtë vend, ndërsa autoritetet pritet të zgjasin afatin e pushimeve dimërore për të shmangur një bllokim të tretë kombëtar si masë për frenimin e përhapjes së COVID-19.
Rënia e qëndrueshme e numrit të infektimeve dhe vdekjeve ditore në Gjermani i ka vënë autoritetet në dilemë, të lehtësojnë masat apo të vazhdojnë ti ashpërsojnë për të frenuar një tjetër rritje të tyre.
Këtë fundjavë, Greqia vendosi sërish masa bllokuese për 10 ditë në qytetet e mëdha si Athinë e Selanik.
Ndërsa Izraeli pritet t’i lehtësojë ato pavarësisht infektimeve të larta, me shpresën se ritmet e shpejta të vaksinimit do të japin efekte pozitive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.