Ish-sekretari amerikan i shtetit, George Shultz, ka vdekur të shtunën në moshën 100 vjeç.
Shultz njihet për kontributin e tij në dhënien fund të Luftës së Ftohtë, ndërkaq shërbeu në role të ndryshme për tre presidentë amerikanë: Dwight Eisenhower, Richard Nixon dhe Ronald Reagan.
Nën qeverisjen e Reganit ai kaloi shumicën e kohës duke tentuar që t’i përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik.
Pavarësisht se administrata e Reganit njihej për luftën e brendshme, Shultz konsiderohej si një prej figurave më pak antagoniste.
Në pjesën e dytë të të tetëdhjetave ai kishte arritur që ta bindte liderin sovjetik, Mikhail Gorbachev-in, në zbutjen e tensioneve të Luftës së Ftohtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.