Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit kanë vjedhur një frigorifer të pijeve.
Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 21:00.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një market kishin arritur të vjedhur një frigorifer të pijeve”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se frigoriferi është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.