×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shtëpia nuk mbahet pa miq”, Hoti: Kurti rrezikoi marrëdhëniet me Amerikën, deshën të largohet ushtarët

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 13:10

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, njëherit kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka radhitur sukseset e Qeverisë nën udhëheqjen e tij, duke thënë se ‘Shtëpia nuk mbahet pa miq’.


    Përmes një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Hoti ka bërë edhe krahasime mes qeverisjes së ish-kryeministrit, Albin Kurti dhe tij, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se gjatë Qeverisë Kurti, marrëdhëniet me shtetet mike dhe fqinje të Kosovës kanë rënë në nivelin më të ulët diplomatik ndonjëherë u paralajmërua largimi i trupave amerikane.

    Dhe sipas tij, Hoti normalizoi marrëdhëniet me SHBA-në të cilat ai konsideron se ishin të rrezikuara.

    Po ashtu si sukses të tij e përmend edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ëashingtonit më 4 shtator 2020 në Zyrën Ovale në SHBA, ku Kosova e Serbia u zotuan për normalizim të marrëdhënieve ekonomike.

    Për më shumë, ky është postimi i plotë i Hotit:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!