×
  • Lajme
  • Botë

    Informacione për atentat ndaj Vuçiqit, mobilizohen mbi 850 policë specialë

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 15:15

    Mbi 850 forca speciale u vendosën mbrëmë në hapjen e monumentit të Stefan Nemanja për ta siguruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi kreu i Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi, Pusiq.


    Ai tha se inteligjenca njoftoi se do të bëhej një atentat, raporton mediumi serb, B92.

    Pusiq konfirmoi për TV Pink se masat e sigurisë u forcuan kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, hapi monumentin për Stefan Nemanja.

    Ai tha se shkarkimi i Shefit të Administratës së Policisë në Novi Sad, Milorad Shushnjiq, nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!