×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Putin i hakmerret Ramës, dëbohet diplomati shqiptar në Moskë

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 15:36

    Qeveria Ruse ka dëbuar nga vendi një diplomat shqiptar. Diplomati tani duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh.


    ‘Sipas Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, dëbimi i një diplomati shqiptar është në përgjigje të Shqipërisë që dëbon një diplomat rus për pretendimin e shkeljes së masave të koronavirusit në 21 janar 2021.’- shkruan media ‘Sputnik’.

    Kujtojmë se shteti shqiptar shpalli non grata diplomatin rus, Alexey Krivosheev. Arsyeja e deklaruar e dëbimit u bë shkelja e masave anti-covid. Dëbimi nuk u prit aspak mirë nga Rusia të cilët paralajmëruan se do të merrnin hak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!