×
  • Lajme
  • Botë

    Hakerët deshën të helmojnë ujin në Florida, u futën në sistem dhe filluan të hedhin më shumë kimikale

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 14:14

    Sheri i Pinellas të SHBA-ve, Bob Gualtieri, ka njoftuar se hakerët ishin futur në sistemin e furnizimit të ujit për qytetin amerikan Oldsmar në Florida, duke tentuar ta helmojnë ujin e pijshëm, shkruan CNN.


    Sipas këtij zyrtari policor, hakerët përmes një aplikacioni dhe nga distanca janë futur në kompjuterin e njërit nga punonjësit, duke marrë nën kontroll dhe sistemet e tjera për kontrollin e ujit.

    Sherifi e ka përshkruar në detaje se si punonjësi po qëndronte i ulur pranë kompjuterit, kur në ekran iu shfaq një paralajmërim se ka ndodhur një hyrje e paautorizuar në sistem – e më pas kanë filluar të hapen programet me të cilat operonin nga distanca.

    Hakerët kishin rritur sasinë e një kimikale që hidhet në ujë në sasi të vogla që shërben për rregullimin dhe pastrimin e tij, por që është i rrezikshëm kur konsumohet në sasi të mëdha.

    Gualtieri ka thënë se punonjësit shpejtë kanë arritur të ndalin komandat kompjuterike, e sasia e kimikaleve të derdhur në ujë ishte minimale. FBI dhe Shërbimi Sekret janë thirrur për ta hetuar rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!