Autoritetet irakiane varën pesë persona të dënuar për terrorizëm, raportuan zyrtarë lokalë të sigurisë.
Ekzekutimet u kryen në një burg në qytetin jugor të Irakut, Nasiriyah, tha një burim, duke shtuar se ata ishin shtetas irakianë.
Një burim tjetër, i ngarkuar me dorëzimin e trupit familjes, e konfirmoi këtë informacion. Burimet nuk japin detaje për krimet e akuzuara kundër të dënuarve, raporton yahoonews.
Iraku ka sjellë qindra xhihadistë para drejtësisë dhe ka kryer më shumë ekzekutime masive që nga fitorja mbi “Shtetin Islamik”.
Autoritetet irakiane varën 21 terroristë dhe një vrasës më 16 nëntor, duke përfshirë ata të përfshirë në dy sulme vetëvrasëse që vranë dhjetëra civilë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.