×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një banesë në Prishtinë, disa të lënduar

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 19:16

    Disa persona kanë marrë lëndime pas një zjarri në një banesë në në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo ka thënë se personat e lënduar janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore por ende nuk dihet sa është numri i të lënduarve.

    “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi). Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti.

    / Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!