Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se të hënën nuk do të mbahet mësim në të gjitha shkollat e vendit që janë shfrytëzuar si vendvotim. Kjo pasi gjatë së dielës objektet shkollore që do të përdoren si vendvotime për zgjedhjet e 14 shkurtit do të frekuentohen nga shumë njerëz.
Mos mbajtjen e mësimit MASH e vlerëson si hap të nevojshëm për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, që të hënën, 15 shkurt 2021, të mos mbahet mësimi në shkollat që një ditë më parë kanë qenë qendra votimi, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollës nga pandemia COVID-19. Këtë kërkesë, MASh e ka bërë për arsye se, në këto shkolla, gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë frekuentim të madh të akterëve të përfshirë në procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e MASH.
MASH u ka kërkuar përgjegjësve që shkollat të jenë të gatshme për mbajtjen e mësimit me 16 shkurt.
Po ashtu MASH ka bërë të ditur se dita e humbur e mësimit do të zëvendësohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.